Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
23 janar 2026
Ylli botëror Paris Hilton ka folur së fundmi për artistet me prejardhje shqiptare, Rita Ora dhe Bebe Rexha, duke i përshkruar ato si të jashtëzakonshme dhe me zemër të madhe.
“I dua Ritën dhe Beben shumë. Janë vajza fantastike, të talentuara dhe shumë argëtuese”, tha Hilton në një intervistë për Telegrafin. Ajo shtoi se marrëdhënia e tyre është shumë e ngrohtë: “Sa herë që jemi bashkë, kalojmë për mrekulli. I dua si motra dhe jam shumë krenare për të dyjat. Janë artiste të jashtëzakonshme dhe gjithmonë shkëlqejnë.”
Paris gjithashtu bëri të ditur se do t’i shohë së shpejti të dyja në festën e një miku të përbashkët.
Në të njëjtën intervistë, Hilton foli edhe për dokumentarin e saj të ri “Infinite Icon: A Visual Memoir”, ku rrëfen jetën, muzikën dhe karrierën e saj personale.

















