Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
08 dhjetor 2025
Fillimjava sa i përket ksuhteve atmosferike në tokat shqiptare do të jetë pothuajse e ngjashme në të gjitha vendet, vranët dhe me mundësi reshje shiu.
Vranësirat të cilat do të kenë tendencë shpërndarjeje dhe largimi, do të përshkojnë mbarë vendin.
Temperaturat pritet të lëvizin nga 0 deri në 7 Gradë Celsius në Rrafshin e Kosovës, kurse në pjesë të Dukagjinit maksimalja pritet të shkojë deri në 10 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e hëna sjellë mot me vranësira e intervale kohore me diell. Shumë më shumë rreze diellore do të ketë në territorin e Shqipërisë dhe jug të Malit të Zi.
Atmosfera do të stabilizohet në tërë rajonin e më në fund edhe në Kosovë.
Nga e marta na pret mot kryesisht stabil dhe me rritje progresive të temperaturave. Mëngjeset do të jenë të ftohta vende-vende me ngrica dhe mjegull dhe temperatura lokalisht deri në -2 gradë Celsius. Në disa zona mjegulla mund të qëndrojë më gjatë gjatë ditës dhe aty ku qëndron mjegulla temperaturat ditore nuk mund të rriten.
Në viset ku nuk do të ketë mjegull temperaturat ditore do të shkojnë mbi 10 gradë Celsius.

















