Koha e parashikuar e leximit: 3 minuta
12 shkurt 2025
Policia ka vendosur në pranga një 40-vjeçar, i cili në bashkëpunim me shtatë persona të tjerë morën peng një 35-vjeçar dhe e kanosën për dhënie pasurie.
Raportohet se në momentin e ndalimit, 40-vjeçari me iniciale F. K., banues në Tiranë, u ka dhënë punonjësve të Policisë gjeneralitete të rreme.
“Shtetasi F. K. akuzohet se në muajin korrik të vitit 2024, në bashkëpunim me 7 shtetas të tjerë, i kanë hequr lirinë një 35-vjeçari, dhe e kanë kanosur atë për dhënie pasurie. Gjatë operacionit, në muajin korrik 2024, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 4 nga këta shtetas, dhe masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për 3 të tjerët”, njoftuan blutë.
Ndaj tij është caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, të kryera në bashkëpunim.
Njoftimi i policisë:
DVP Tiranë/Vijon operacioni policor i koduar “The Debt”, kapet 1 shtetas i shpallur në kërkim.
Në muajin korrik 2024, në bashkëpunim me 7 shtetas të tjerë, i hoqi lirinë një 35-vjeçari, dhe e kanosi atë për dhënie pasurie, vihet në pranga 40-vjeçari.
Në momentin e ndalimit, 40-vjeçari i ka dhënë punonjësve të Policisë, gjeneralitete të rreme.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin F. K., 40 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Tiranës, në vijim të hetimeve të kryera në kuadër të operacionit “The debt”, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, të kryera në bashkëpunim.
Shtetasi F. K. akuzohet se në muajin korrik të vitit 2024, në bashkëpunim me 7 shtetas të tjerë, i kanë hequr lirinë një 35-vjeçari, dhe e kanë kanosur atë për dhënie pasurie. Gjatë operacionit, në muajin korrik 2024, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 4 nga këta shtetas, dhe masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për 3 të tjerët.

















