Operacioni “Dragobia” finalizohet me arrestimin e një të riu për trafikim narkotikësh në Tropojë, dyshohet për trafikim drejt Kosovës

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

29 tetor 2025

Është finalizuar operacioni policor i koduar “Dragobia” në Tropojë, i cili kishte për qëllim goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Gjatë kontrollit të kryer në banesën e shtetasit S. M., 25 vjeç, në fshatin Dragobi, policia sekuestronte 655 gramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, që dyshohet se do të trafikoheshin drejt Kosovës. Lënda narkotike është sekuestruar si provë materiale.

Si rezultat i veprimeve, shtetasi S. M. u arrestua në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i narkotikëve”. Po ashtu, A. M., 45 vjeçe, nëna e të arrestuarit, është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi dyshohet se tentoi të fshehë lëndën narkotike gjatë kontrollit.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë. Materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës për veprime të mëtejshme.

Scroll to Top