Nis samiti në Tiranë, kryeministri Rama pret komisioneren Marta Kos dhe homologun Kurti dhe ambasadorin Gonzato

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

21 nentor 2025

Këtë të premte, Tirana pret samitin “Plani i Rritjes, rruga jonë në BE”, ku liderët e Ballkanit Perëndimor do të ndajnë diskutime për planin e rritjes, integrimin ekonomik dhe transformimin e rajonit drejt Tregut të Bashkimit Europian.

Kryeministri Edi Rama sapo ka pritur komisioneren për Zgjerim, Marta Kos.

Pas saj mbërriti edhe kryeministrja e Bosnje-Hercegovinës si dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Ndërkohë kreu i qeverisë po pret të mbërrijnë edhe liderët e Ballkanit Perëndimor.

Scroll to Top