Ngjyra e buzëkuqit që e zgjidhni zbulon shumë për personalitetin tuaj

Ngjyra e buzëkuqit që e zgjidhni zbulon shumë për personalitetin tuaj

Mund të iu tingëlloj çuditshëm por ngjyra e buzëkuqit zbulon shumë për atë se kush jeni.

Kur ne vëmë makijazh apo buzëkuq, ne e shprehim veten përmes ngjyrës.

Nuancat dhe tonet e ndryshme kanë kuptime të ndryshme – p.sh. e kuqja zakonisht është indikator i pasionit ndërkaq e portokallta e përfaqëson gëzimin.

Më poshtë ju sjellim sekretet se çfarë përfaqëson secila nuancë e buzëkuqve:

Ngjyra e portokalltë

portokall

Kjo nënkupton se keni sens të mirë të humorit dhe zakonisht e shpenzoni kohën e lirë me miq ose duke u takuar me njerëz të ri. Jeni shumë e shoqërueshme dhe keni personalitet të mirë, gjë e cila ju bën ta merrni vëmendjen e njerëzve. Njerëzit ju duan për shakatë dhe pozitivitetin që e keni.

kuqe

Nuk keni frikë dhe jeni e vendosur kur ballafaqoheni me sfida të reja. Një prej gjërave më të rëndësishme për ju është që vazhdimisht t’i ndiqni ëndrrat dhe të përkushtoheni për realizmin e synimeve që i keni. Gjithashtu i vlerësoni edhe gjërat e thjeshta dhe klasike.

roze

Ju jeni ajo që kujdeseni më shumë në grupin e miqve. Kurdo që dikush ka një problem, vjen te ti për komfort dhe mirëkuptim. Jeni shumë e mëshirshme dhe njerëzit ju duan për emocionet që i keni.

Scroll to Top