Koha e parashikuar e leximit: 4 minuta
06 shjetor 2025
Nga Baton Haxhiu
E lexova dokumentin strategjik të nënshkruar nga Presidenti Trump dhe kuptova menjëherë se nuk kemi të bëjmë me një tekst të zakonshëm të Shtëpisë së Bardhë. Nuk është manual diplomacie. Nuk është listë dëshirash. Është një zhvendosje historike. Që në fillim, Trump e përshkruan ndryshimin me fjalët se administrata e tij ka sjellë një “turnaround in so short a time” (një kthesë të shpejtë) duke kthyer Amerikën nga “the brink of catastrophe” (të qenit një hap larg katastrofës) tek forca e saj e vjetër. Kjo hyrje nuk është retorikë e zbrazët. Është ton i ri. Dokumenti vijon duke e bërë të qartë se Amerika e sotme nuk mund të përballojë më barrën e përhershme të ruajtjes së botës. Se vendi ka hyrë në epokë të re konkurence. Dhe se tani kërkohet seleksionim brutal i prioriteteve. Në këtë rend të ri, Europa është goditja e parë. Teksti thotë se kontinenti është në rënie të thellë dhe se problemet e tij “are even deeper” (akoma më të thella) sesa stagnimi ekonomik. Dokumenti flet për “civilizational erasure” (shuarje të një civilizimi) dhe për një Europë që ka humbur vetëbesimin e saj historik. Ky nuk është më kriticizëm i butë. Është aktakuzë. Dhe është i mbështetur nga një tjetër konstatim i fortë. Se Europa ka harruar peshën e vet reale përballë Rusisë. Dokumenti thotë se vendet europiane “enjoy a significant hard power advantage over Russia by almost every measure” (shfaqin një superioritet të dukshëm ushtarak ndaj Rusisë, në pothuajse çdo aspekt) por sërish trajtojnë Rusinë si rrezik ekzistencial. Kjo krijon, sipas ShBA-së, një politikë të gabuar të frikës që paralizon kontinentin. Ndaj strategjia e re kërkon një kthesë të menjëhershme. Aty thuhet se është “a core interest of the United States to negotiate an expeditious cessation of hostilities in Ukraine” (një interes parësor i SHBA-së që të negociojë sa më shpejt ndalimin e luftimeve në Ukrainë.Kjo fjali e vetme mjafton për të kuptuar sa thellë ndryshon arkitektura e sigurisë së Europës. Amerika kërkon mbyllje të shpejtë të luftës. Jo fitore. Jo vazhdim të mbështetjes pa kufi. Dokumenti e shpjegon qartë arsyen. Lufta ka shkatërruar stabilitetin e ekonomive europiane. Ka krijuar rrezik përshkallëzimi. Dhe ka mbytur SHBA-në në detajet e një konflikti që nuk është pjesë e interesit të saj kryesor. Ky është realizëm i ftohtë. Dokumenti e pranon se qeveritë europiane janë të mbërthyera nga “unrealistic expectations for the war” (pritshmëri joreale për luftën) dhe se rruga e tyre politike është bërë pengesë për qetësimin e kontinentit. Në këtë logjikë, mbyllja e luftës në Ukrainë bëhet nyja e madhe e ekuilibrit me Rusinë. Strategjia thotë se SHBA duhet të “reestablish strategic stability with Russia” (të restaurojnë ekuilibrin strategjik me Rusinë. Kjo nuk është kthesë e vogël. Është rikthim tek realpolitika klasike. Amerika e pranon se nuk mund të përballet me Kinën, botën e energjisë, rikthimin e industrisë, pa siguruar më parë qetësi të detyruar me Rusinë. Dhe nuk mund ta bëjë këtë pa mbylljen e Ukrainës. Brenda kësaj harte të re, Ballkani del si nyje e vogël, por gjithsesi e rëndësishme për t’u hequr nga axhenda. Dokumenti përmend Kosovën dhe Serbinë si konflikt që Presidenti Trump e ka shuar përmes diplomacisë së shpejtë, duke e përfshirë në listën e tetë marrëveshjeve të arritura brenda pak muajve. Teksti thotë se administrata ka arritur “peace between Kosovo and Serbia” (paqen midis Kosovës dhe Serbisë. Me pershtat nje titull profesional

















