Ndeshja ndaj Sllovenisë, Dardanët të përkushtuar maksimalisht

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

12 nentor 2025

Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar sot përgatitjet për dy ndeshjet vendimtare të këtij muaji në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026, ku do të përballet me Slloveninë dhe Zvicrën.

Seanca e radhës stërvitore u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”, nën drejtimin e trajnerit Franco Foda. Pjesë e skuadrës kryen ushtrime të ndryshme, ku disa prej lojtarëve kryesorë, si Vedat Muriqi, Amir Rrahmani, Elvis Rexhbeçaj dhe Muharrem Jashari, punuan në palestër për rigjenerim, ndërsa pjesa tjetër zhvilloi stërvitje intensive në fushë.

Atmosfera në kampin “dardan” raportohet të jetë shumë pozitive, me një përkushtim të lartë nga futbollistët për të arritur rezultate pozitive në ndeshjet që mund të përcaktojnë fatin e kualifikimeve.

Pas stërvitjes, Baton Zabërgja dhe Visar Bekaj folën për gjendjen e skuadrës, duke shprehur optimizëm për përballjet e ardhshme dhe besim se Kosova do të japë maksimumin në fushë.

Scroll to Top