Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
02 shkurt 2026
Komentatori i njohur turk i futbollit, Levent Tüzemen, ka bërë me dije se Lionel Messi i ka dhënë “dritën jeshile” Galatasarayt për një projekt të veçantë 4-mujor, që përfshin 12 ndeshje, me kusht që të luajë vetëm në Stamboll.
Deklaratat e Tüzemen u bënë pas fitores 4-0 të Galatasarayt ndaj Kayserispor, gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë në A Spor. Sipas tij, Messi dëshiron të përgatitet për Kupën e Botës dhe ka refuzuar oferta të tjera, përfshirë Al Hilal, duke preferuar të mos luajë jashtë Stambollit për të shmangur rrezikun e lëndimeve.
Ky projekt i veçantë do të përfshijë vetëm ndeshjet e zhvilluara në qytetin turk, ndërsa nëse Galatasaray arrin në finalen e Kupës së Turqisë, ajo do të jetë pjesë e kalendarit të planifikuar të Messit. Menaxhmenti i klubit thuhet se ka konfirmuar bisedimet dhe përgatitjet për këtë mundësi.

















