Mbetje të rrezikshme pesticidesh në specat nga Shqipria, Sllovenia bllokon dërgesën

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

02 tetor 2025

Një dërgesë me speca me origjinë nga Shqipëria është bllokuar nga autoritetet sllovene pasi testet zbuluan praninë e mbetjeve të pesticideve. Mbetjet u përshkruan si “shumë serioze” dhe që paraqesin rrezik për shëndetin e konsumatorit. Sasia e saktë e bllokuar nuk është zbuluar ende.

Sipas njoftimit të RASFF (Sistemi i Alarmit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin e Kafshëve), rasti është klasifikuar si “alarm”. Specat u bllokuan më 5 shtator, kur analizat treguan nivele të acetamipridit, formetanatit dhe flonikamidit që tejkalonin kufijtë e lejuar. Sistemi i gjurmueshmërisë rekomandon shmangien e konsumimit, pasi substancat janë të dëmshme për shëndetin e njeriut.

Deri më tani, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) i Shqipërisë nuk ka dhënë asnjë përgjigje në lidhje me rastin.

Kjo nuk është hera e parë që Sllovenia ka zbuluar mbetje të tepërta pesticidesh në produktet shqiptare. Vetëm pak ditë më parë, autoritetet sllovene raportuan tërheqjen nga tregu të një dërgese tjetër me speca të kuq djegës nga Shqipëria, të cilat gjithashtu përmbanin mbetje pesticidesh shumë mbi nivelet e lejuara.

Scroll to Top