Masakra e Reçakut sjell Holliwoodin në Kosovë: Pjesë e filmit Robert De Niro

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

12 nentor 2025

Një projekt kinematografik me temë nga lufta e Kosovës pritet të sjellë në ekran kujtimin e masakrës së Reçakut dhe tragjedive të popullit kosovar. Filmi, i cili do të realizohet me pjesëmarrjen e dhjetëra aktorëve të njohur ndërkombëtarisht, do të ketë në qendër edhe historinë personale të producentit kosovar Fitim Krasniqi.

Krasniqi, në një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu, ka bërë të ditur se projekti synon të tregojë botës vuajtjet dhe sakrificat e popullit të Kosovës gjatë luftës, përfshirë historinë e babait të tij, i cili, siç rrëfeu ai, ishte plagosur dhe më pas ishte djegur i gjallë.

“Filmi do të përfshijë edhe historinë e babait tim. Shumë aktorë të njohur do të marrin pjesë, përfshirë edhe Robert De Niron. Të gjitha kontratat janë nënshkruar dhe ai e ka pranuar me shumë kënaqësi,” tha Krasniqi.

Sipas producentit, xhirimet e filmit pritet të nisin vitin e ardhshëm, pasi aktualisht po punohet në harmonizimin e orareve të aktorëve dhe ekipit ndërkombëtar të produksionit.

Scroll to Top