Liderët e Ballkanit Perëndimor realizojnë portretin e ri në Londër për Procesin e Berlinit

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

23 tetor 2025

Udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor do të mblidhen sot në Londër për të marrë pjesë në Procesin e Berlinit, së bashku edhe me udhëheqës të disa vendeve të Bashkimit Evropian, për të biseduar për forcimin e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe infrastrukturor, si dhe përshpejtimin e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit.

Procesi i Berlinit është nismë diplomatike e themeluar në vitin 2014 nga kancelarja e atëhershme e Gjermanisë, Angela Merkel, e cila synon afrimin e vendeve të rajonit me Bashkimin Evropian.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, do t’i mirëpresë udhëheqësit nga Kosova, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Bosnjë e Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut, si dhe përfaqësues nga Gjermania, Franca dhe anëtarë të tjerë të BE-së.

Kosovën e përfaqëson kryeministri në detyrë, Albin Kurti, Shqipërinë kryeministri Edi Rama, Serbinë, kryeministri Gjuro Macut, Malin e Zi kryeministri Millojko Spajiq, Maqedoninë e Veriut kryeministri Hristijan Mickoski, ndërsa Bosnjën kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Borjana Krishto.

Në këtë samit do të marrë pjesë edhe kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz.

Një ditë para samitit, të martën, mbreti britanik Charles III e organizoi një pritje për pjesëmarrësit.

Çka është Procesi i Berlinit?

Procesi i Berlinit nisi në vitin 2014, me iniciativën e kancelares së atëhershme gjermane, Angela Merkel.

Synimi i samiteve të tij, të cilat mbahen çdo vit, është që ta rrisin bashkëpunimin mes vendeve të Ballkanit Perëndimor – Kosovës, Shqipërisë, Serbisë, Bosnjë e Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut – dhe gradualisht t’i afrojnë ato më pranë BE-së.

Nga gjashtë shtetet e rajonit, vetëm Kosova nuk është kandidate zyrtare për anëtarësim në BE.

Në kuadër të Procesit të Berlinit, ndër vite, janë bërë disa marrëveshje dhe deklarata, por shumë prej tyre kanë mbetur pa u zbatuar

Scroll to Top