lajqak njofton keshillin per zhvillimiet ne dialog

Lajçaku e informon Këshillin e Atlantikut të Veriut rreth zhvillimeve në dialog

Emisari evropian, Miroslav Lajçak, e ka informuar Këshillin e Atlantikut të Veriut për zhvillimet në dialogun Kosovë – Serbi.

Kështu ka bërë të ditur vetë ai, përmes një postimi në rrjetin social “X”, ku ka postuar disa fotografi.

“E informova Këshillin e Atlantikut të Veriut për zhvillimet në dialogun Kosovë – Serbi”, shkroi Lajçaku.

Kujtomë se takimi i radhës në Bruksel në lidhje me dialogun mbahet më 17 dhjetor.

Zëdhënësja e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Anitta Hipper, ka thënë se në këtë takim do të shqyrtohen një varg çështjesh, duke përfshirë edhe zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Takimi i fundit në nivel kryenegociatorësh është zhvilluar më 23 tetor në Bruksel.

lajqak
takimi 1
Scroll to Top