Kuqezinjtë ruhen me makina të blinduara, “zhduket” flamuri shqiptar. Federata serbe: S’donim incidente. Sylvinho: Nuk jam i përhershëm

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

11 tetor 2025

Shqipëria luan “finalen” e saj të madhe përballë Serbisë, ku një fitore historike e kuqezinjve, do t’i jepte një shtysë më të madhe të besuarve të Sylvinhos për të siguruar vendin e dytë që të çon në Play Off”-et e Botërorit 2026.

Ekipi Kombëtar mbërriti në Nish këtë të premte, aty ku u prit nga forca të shumta policore, të cilat shoqëruan skuadrën nga pista e uljes direkte në hotel.

Në orën 16:30, trajneri Sylvinho dhe mbrojtësi Elseid Hysaj dolën në konferencë për mediat, të cilët shprehën të njëjtin qëllim, fitoren kundër serbëve.

Gjatë seancës së fundit stërvitore në stadiumin “Duboçiça”, mungonte flamuri shqiptar, ndërsa forcat policore vijonin të rrethonin perimetrin e stadiumit.

Sfida starton të shtunën në orën 20:45 dhe do të keni mundësinë ta ndiqni drejtpërsëdrejti në DigitAlb.

Përgjegjësi i Zyrës për Shtyp në Federatën Shqiptare të Futbollit, Fatjon Kodra, ndërhyri për të korrigjuar deformimet që po bëheshin në përkthimin e deklaratave të teknikut brazilian.

Paranojat e serbëve janë treguar te lajmi i fundit i portalit “Kurir.rs”, i cili shënjestrën klubin e Juventusit, me këtë të fundit që vendosi të urojë në gjuhën shqipe Edon Zhegrovën për duelin e sotëm me Slloveninë.

Menjëherë, portali serb e cilësoi këtë gjë si skandal, duke shkruar: “Skandal i madh! Vlahovic do të shokohet! Juventusi njoftoi ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës në gjuhën shqipe.

Gjatë seancës stërvitore të kuqezinjve, në stadium mungonte flamuri shqiptar.

E pyetur nga gazetari i Top Channel, Endi Tufa, Federata Serbe ka reaguar për këtë gjest, duke thënë se ka dashur të evitojë ndonjë incident nga dikush dashakeq. Federata theksoi se flamuri kuqezi do të vendoset nesër në stadium përpara ndeshjes dhe do të jetë aty gjatë gjithë takimit.

Scroll to Top