Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
11 tetor 2025
“Kjo teknologji është kërcënimi ynë i ardhshëm”, paralajmëron Serhiy Beskrestnov, i cili sapo ka blerë një dron rus të kapur rishtazi.
Ai zbuloi se nuk ishte as një dron i zakonshëm. I ndihmuar nga Inteligjenca Artificiale, ky mjet ajror pa pilot mund të gjejë dhe sulmojë vetë objektivat.
Beskrestnov ka shqyrtuar dronë të shumtë në rolin e tij si konsulent i forcave të mbrojtjes ukrainase.
Ndryshe nga modelet e tjera, nuk dërgonte ose merrte asnjë sinjal, kështu që nuk mund të bllokohej.
Forcat ruse dhe ukrainase kanë testuar Al në këtë luftë, dhe në disa zona ato tashmë po e përdorin atë, për të gjetur objektiva, për të mbledhur inteligjencë dhe për të çminuar.
Dhe për ushtrinë ukrainase, Al është bërë e domosdoshme.
Ushtria jonë merr më shumë se 50,000 transmetime video nga vija e frontit çdo muaj, të cilat analizohen nga Al”, tha zëvendësministri i mbrojtjes i Ukrainës, Yuriy Myronenko.
Kjo na ndihmon të përpunojmë shpejt këto të dhëna masive, të identifikojmë objektivat dhe t’i vendosim ato në një hartë.”
Teknologjia e mundësuar nga Al shihet si një mjet që mund të përmirësojë planifikimin strategjik, të shfrytëzojë sa më shumë burimet dhe në fund të fundit të shpëtojë jetë.