Kosova shënon një hap historik në arsimin profesional: Akreditohet Future Minds High School në fushën e Inxhinierisë Softuerike

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

19 janar 2026

Pas një pune intensive 1.5-vjeçare me Agjencinë Kosovare të Akreditimit (AKK), për herë të parë në Kosovë një shkollë e mesme profesionale në fushën e Inxhinierisë Softuerike ka marrë akreditimin zyrtar. Shkolla në fjalë, Future Minds High School, hap një kapitull të ri në arsimin e orientuar drejt profesionistëve të së ardhmes.

Ky akreditim garanton që nxënësit e Future Minds nuk përgatiten vetëm për kërkesat e ditës së sotme, por për profesionet e së ardhmes, duke u dhënë atyre aftësi të integruara teorike dhe praktike.

Qëllimi i shkollës shkon përtej transmetimit të njohurive: ajo synon të krijojë mendje kritike, krijuese dhe të afta për të dhënë zgjidhje reale në tregun e punës dhe inovacionin teknologjik.

Me një qasje që kombinon arsimimin praktik dhe vizionin afatgjatë, Future Minds High School synon të bëhet vendi ku nxënësit zhvillojnë aftësi të kërkuara nga industria dhe të formohen si profesionistë të gatshëm për sfidat e teknologjisë moderne.

Scroll to Top