Kosova kryen stërvitjet e fundit para nisjes për në Murcia

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

21 mars 2025

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot seancën e fundit të stërvitjeve në Kampin Nacional në Hajvali para udhëtimit drejt Murcias të Spanjës.

Dardanët do të përballet me Islandën në Murcia, në ndeshjen përcaktuese të ‘play-off’-it për Ligën B, që zhvillohet më 23 mars.

Në stërvitjet e fundit kanë marrë pjesë futbollistët që nuk ishin titullarë në ndeshjen e fundit ndaj Islandës, ndërsa pjesa tjetër e ekipit ka kryer programin e rikuperimit në hotel.

Dardanët do të udhëtojnë drejt Spanjës gjatë pasdites së sotme, ndërsa përzgjedhësi Franco Foda dhe ekipi i tij po vijojnë përgatitjet me synimin për të treguar një paraqitje tjetër dinjitoze, me synim të arritjes së objektivit për ngjitje në nivel tjetër në Ligën e Kombeve.

Ndeshja e së dielës që do të zhvillohet në ‘Estadio Enrique Roca’ është paraparë të fillojë nga ora 18:00.

Scroll to Top