Klubi iranian nuk pret janarin, transferon Jasir Asanin

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

20 gusht 2025

Aventura e Jasir Asanit në Korenë e Jugut është mbyllur zyrtarisht. Sulmuesi është zyrtarizuar këtë të mërkurë të 20 gushtit në Iran.

Klubi i Esteghlal ka njoftuar afrimin e shqiptarit, për të cilin ka paguar menjëherë 1 milion dollarë në arkat e Gwangju.

Marrëveshja mes klubit iranian dhe Asanit ishte arritur prej ditësh, por u tha se transferimi do të bëhej në merkaton e dimrit, kur lojtarit t’i përfundonte kontrata në Korenë e Jugut.

Megjithatë drejtuesit Esteghlal kanë vendosur të paguajnë, për ta afruar menjëherë dhe për ta pasur në ekip.

Futbollisti 30-vjeçar ka firmosur kontratën me skuadrën iraniane deri në verën e vitit 2027.

Në karrierën e tij, Jasir Asani ka luajtur me klube si Vardar, Shkupi, Partizani, AIK dhe Kisvarda.

Scroll to Top