Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
23 janar 2026
Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, ka vizituar Vlorën në Shqipëri ditën e mërkurë. Me këtë rast, ajo ka ndarë në rrjetet e saj sociale pamjet bregdeti shqiptar.
Disa prej pamjeve janë nga Plazhi i Porto Novos, pamje me sfond ishullin e Sazanit si dhe pamje nga vizita e saj në Manastirin e Zvërnecit.
Ivanka duket e mahnitur nga vendet që ka vizituar, madje njërën prej videove e ka shoqëruar me këngën e njohur shqipe “Luleborë”.
Kujtojmë se vajza e president Donald Trump ndiqet nga 8.7 milionë njerëz në Instagram.




















