Gjithçka rreth F-47, “Avioni më F-47, avioni luftarak i gjeneratës së gjashtë që pritet të ndryshojë fuqinë ajrore të SHBA-së

Koha e parashikuar e leximit: 4 minuta

22 janar 2026

F-47 përdor teknologji të përparuar të fshehtësisë për të zvogëluar dukshmërinë e tij ndaj radarit.

Ish-presidenti amerikan Donald Trump e cilësoi F-47 si “avionin luftarak më shkatërrues të ndërtuar ndonjëherë”, gjatë fjalimit të tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, duke tërhequr vëmendjen me deklaratat dhe ironinë rreth emërtimit të tij.

“E quajtën 47. Nëse nuk më pëlqen, do t’ia heq 47-shin. Ende pyes veten pse e zgjodhën këtë numër”, u shpreh Trump, duke lënë të kuptohet se edhe emri i avionit mund të jetë i diskutueshëm për të.

Çfarë është F-47?

F-47 është një avion luftarak i gjeneratës së gjashtë, i projektuar për të garantuar superioritet ajror në konfliktet e së ardhmes. Ai përfshin teknologji të avancuara të fshehtësisë, të cilat e bëjnë më pak të dukshëm për radarët armikë, si dhe sisteme sensorësh të integruar që rrisin ndjeshëm aftësinë e pilotit për të identifikuar dhe goditur objektivat.

Dizajni i tij përfshin krahë të vegjël pranë kabinës (kanard), të cilët përmirësojnë stabilitetin dhe manovrueshmërinë gjatë fluturimit, duke i dhënë avionit avantazh në situata të ndërlikuara luftarake.

Aftësi luftarake dhe teknologji e avancuar

Avioni është ndërtuar për luftime me rreze të gjatë veprimi, duke përdorur raketa të teknologjisë së fundit, por njëkohësisht është i aftë të përballet edhe në luftime ajrore nga afër. Një veçori tjetër e rëndësishme është bashkëpunimi me dronë autonomë, të njohur si Aircraft Collaborative Combat, të cilët asistojnë avionin në misione të ndryshme taktike.

F-47 përfshin elemente dizajni të frymëzuara nga YF-118G Bird of Prey i Boeing-ut, si krahët e kënduar për stabilitet më të madh dhe një hundë e lakuar për aerodinamikë të përmirësuar.

Planet e Forcave Ajrore Amerikane

mars të vitit 2025, Forcat Ajrore të SHBA-së konfirmuan se i kishin dhënë Boeing-ut kontratën për ndërtimin e F-47. Sipas tyre, ky avion konsiderohet thelbësor për përballjet e ardhshme të nivelit të lartë, veçanërisht në rajonin e Paqësorit, ku një konflikt i mundshëm me Kinën mbetet skenar i diskutuar.

Plani parashikon blerjen e të paktën 185 avionëve F-47, ndërsa njësitë e para pritet të hyjnë në shërbim operativ drejt fundit të kësaj dekade.

Deklarata e Trump nga Zyra Ovale

21 mars 2025, Trump njoftoi nga Zyra Ovale se kishte udhëzuar Forcat Ajrore të vijonin me zhvillimin e “avionit të parë luftarak të gjeneratës së gjashtë në botë”, duke e cilësuar projektin si një hap vendimtar për epërsinë ushtarake të Shteteve të Bashkuara.

Ndryshe, Trump theksoi gjithashtu shpejtësinë, manovrueshmërinë dhe kapacitetin e ngarkesës së F-47, duke e cilësuar atë si një avion “tërësisht të paprecedentë”.

“Asgjë në botë nuk i afrohet. Do të njihet si F-47. Gjeneralët e zgjodhën këtë emër dhe është një numër i bukur”, deklaroi ai.

Pse quhet F-47?

Sipas një raporti të publikuar nga The War Zone, emërtimi F-47 mbart disa domethënie historike dhe simbolike për Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara.

Një nga referencat kryesore lidhet me P-47 Thunderbolt, avionin legjendar të Luftës së Dytë Botërore, i cili shërbeu për vite me radhë në ushtrinë amerikane dhe më vonë mori emërtimin F-47, pasi prefiksi “P” (Pursuit) u hoq gradualisht nga nomenklatura ushtarake.

Numri 47 i referohet gjithashtu vitit 1947, kur Forcat Ajrore të SHBA-së u themeluan si një degë e pavarur, duke u ndarë nga Ushtria Amerikane.

Së fundi, emri F-47 lidhet edhe me Donald Trump, i cili ka shërbyer si Presidenti i 45-të dhe aktualisht është Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara, një detaj që i jep emërtimit edhe një dimension simbolik politik.

Scroll to Top