Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
10 shkurt 2026
23-vjeçari kosovar, Fisnik Asllani, bëri një paraqitje të spikatur për Hoffenheim në ndeshjen kundër Bayern Munichut, duke asistuar golin e vetëm të skuadrës së tij dhe duke goditur edhe shtyllën, pavarësisht humbjes 5:1.
Sipas mediave gjermane, performanca e tij ka tërhequr sërish interesimin e kampionëve të Gjermanisë, të cilët vlerësuan aftësitë teknike dhe instinktin e sulmuesit para portës. Megjithatë, disa dyshime për shpejtësinë e Asllanit mund të ndikojnë në vendimin përfundimtar për një transferim të mundshëm.
Pavarësisht kësaj, Bayerni mbetet favorit për ta transferuar gjatë afatit kalimtar veror, duke e konsideruar Asllanin një opsion tërheqës për sulmin e ardhshëm të ekipit.

















