Faza e grupeve përfundon, këto janë skuadrat që kalojnë direkt dhe ato që shkojnë në playoff

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

30 janar 2026

Pas fazës së grupeve të Europa League, disa skuadra siguruan kualifikimin e tyre direkt në 1/8 e finaleve, ndërsa të tjera do të luajnë në fazën e playoffit.

Lyon dhe Aston Villa ishin ndër ekipet që nuk patën vështirësi për të kaluar fazën e parë, me francezët që mposhtën PAOK-un e Selanikut 4-2, duke përfunduar në vendin e parë të grupit. Aston Villa fitoi ndaj Salzburgut 3-2, duke u pozicionuar në vendin e dytë.

Kualifikimin direkt e siguruan edhe Midtylland, Freiburg, Betis, Porto dhe Braga. Midtylland mposhti Dinamon e Zagrebit 2-0, Freiburg humbi 0-1 ndaj Lilles, por rezultati i mjaftoi për të shmangur playoffin. Betis fitoi 2-1 ndaj Feyenoord, ndërsa Porto mundi Rangers 3-1.

Skuadrat që do të luajnë në playoff për të shkuar në 1/8 e finaleve përfshijnë Roma, Bologna, si dhe ekipet Ferencvaros, Nottingham, Viktoria Plzen, Fenerbahce, Panathinaikos, Genk, Crvena Zvezda, Stuttgart, Celta, Lille, Brann, Ludogorets dhe Dinamo Zagreb.

Nga ana tjetër, disa skuadra u eliminuan plotësisht nga turneu, përfshirë Glasgow Rangers, Sturm Graz, Nice, Malmo, Utrecht, Maccabi Tel Aviv, Young Boys dhe Basel.

Scroll to Top