Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
12 dhjetor 2025
Kuvendi i Shqipërisë votoi më 11 dhjetor për Avokatin e Popullit, duke zgjedhur në këtë detyrë Endrit Shabanin. Ai u votua me 85 vota pro, pa asnjë abstenim dhe me vetëm 3 vota kundër, në një seancë ku vendet e deputetëve të opozitës mbetën bosh pasi ata u larguan para fillimit të votimit.
Votimi u zhvillua në një klimë tensioni politik, pasi Partia Demokratike ndryshoi disa herë qëndrimet e saj për këtë proces. Në ditët e mëparshme, PD-ja kishte firmosur për mbështetjen e gjashtë kandidaturave në garë, por më pas tërhoqi nënshkrimet dhe kërkoi shtyrjen e procedurës, duke argumentuar mungesën e konsensusit politik dhe një proces të njëanshëm nga mazhoranca.
Debati zgjati disa orë, deri kur opozita vendosi të largohej nga salla, duke bojkotuar votimin. Mazhoranca socialiste mbështeti gati plotësisht kandidaturën e Shabanit. Me këtë votim përfundon periudha trevjeçare e zgjatur e ushtrimit të detyrës nga Erinda Ballanca, e cila kishte qëndruar në krye të institucionit përtej mandatit zyrtar për shkak të mosmarrëveshjes mes palëve politike.
Rezultatet e votimit për kandidatët e propozuar nga opozita ishin:
- Tartar Bazaj – 1 votë pro, 79 abstenim, 7 kundër
- Aranita Brahaj – 4 vota pro, 76 abstenim, 7 kundër
- Skënder Haluci – 1 votë pro, 72 abstenim, 14 kundër
- Adriana Kalaja – 0 vota pro, 69 kundër, 17 abstenim
- Beism Ndregjoni – 0 vota pro, 61 abstenim, 25 kundër
- Endrit Shabani – 85 vota pro, 0 abstenim, 3 kundër


















