Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
10 dhjetor 2025
Elita e basketbollit kosovar rikthehet sonte me dy ndeshjet e para të xhiros së dhjetë, duke sjellë rivalitet dhe emocione të forta në parket. Derbi i kësaj xhiro pritet të ndezë atmosferën në Prizren, ku përballen Bashkimi dhe Trepça, nënkampioni dhe kampioni aktual i Kosovës. Portokallezinjtë e Prizrenit regjistrojnë shtatë fitore dhe dy humbje, ndërsa ‘Xehetarët’ nga Mitrovica kanë pesë fitore dhe tri humbje.
Të dy skuadrat kanë nisur sezonin me formë të mirë: prizrenasit regjistruan shtatë fitore radhazi para dy humbjeve, ndërsa mitrovicasit po zhvillojnë një edicion interesant me pesë fitore dhe tri humbje. Për më tepër, të dy ekipet kanë përvojë ndërkombëtare pasi morën pjesë në grupet e FIBA Europe Cup.
Në mbrëmjen e së mërkurës, Vëllaznimi do të presë Golden Eagle Yllin, me kuqezinjtë që vijnë pas dy fitoreve radhazi dhe mbajnë një bilanc prej tre fitoreve dhe gjashtë humbjeve, ndërsa therandasit kanë dy fitore dhe shtatë humbje.
Të enjten, GO+ Peja do të përballet me Borën, me pejanët që regjistrojnë shtatë fitore dhe dy humbje, ndërsa prishtinasit tri fitore dhe pesë humbje. Një tjetër sfidë që premton tension dhe lojë të bukur është ajo ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Rahoveci 029, ku të dy ekipet kanë nga katër fitore dhe pesë humbje.
Kalendari i xhiros së 10-të:
E mërkurë | 18:45 Bashkimi – Trepça, 18:45 Vëllaznimi – Golden Eagle Ylli
E enjte | 18:45 GO+ Peja – Bora, 18:45 Sigal Prishtina – Rahoveci 029

















