Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
24 tetor 2025
Ish-këshilltari kryesor i Donald Trump, Steve Bannon, ka deklaruar se ekziston një plan për ta mbajtur Presidentin në Shtëpinë e Bardhë edhe pas mandatit të tij të dytë, duke ngritur dyshime për mënyrat se si ai mund të anashkalojë Amendamentin e 22-të të Kushtetutës amerikane, i cili ndalon presidentët të zgjidhen më shumë se dy herë.
Në një intervistë për The Economist, Bannon tha se ekipi i Trump tashmë ka përgatitur strategjinë.
“Në kohën e duhur do ta paraqesim planin. Por ekziston një plan, dhe Trump do të jetë president në vitin 2028”, u shpreh ai.
Kur u pyet për kufizimin kushtetues, Bannon u përgjigj se ka shumë alternativa të ndryshme dhe se në momentin e duhur do të zbulohej rruga ligjore që do të ndiqej. Ai shtoi se Trump do të marrë një mandat të tretë dhe e përshkroi presidentin si të mbrojtur nga Zoti.
“Nuk është i përsosur, as domosdoshmërish fetar dhe as njeri i kishave, por ai është një mjet i vullnetit hyjnor. Dhe duhet të jetë president edhe për një mandat tjetër”, tha Bannon.
Deklaratat e Bannon vijnë pasi New York Times raportoi për shqetësimet e zyrtarëve të integritetit të zgjedhjeve pas një telefonate me Departamentin e Sigurisë Kombëtare (DHS).
Sipas raportit, disa zyrtarë konservatorë në DHS kanë sugjeruar se Trump mund të shpallë një emergjencë kombëtare për të ndryshuar rregullat e zgjedhjeve në nivel shtetëror, duke justifikuar këtë me hetime mbi manipulimin e zgjedhjeve të vitit 2020.
















