Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
26 nentor 2025
Kanali i Ibër-Lepencit është dëmtuar përsëri, gati një vit pas shpërthimit të rëndë të 29 nëntorit 2024, i cili u cilësua si akt terrorist nga autoritetet e Kosovës.
Policia e Kosovës bën me dije se persona të panjohur kanë përdorur mjete të forta për të dëmtuar një pjesë të kanalit. Rasti dyshohet të ketë ndodhur mes datave 22 dhe 25 mars.
Shefi i operativës rajonale për Mitrovicën e Veriut, Petrit Fejza, tha për Reporteri.net se vlera e dëmit llogaritet rreth 3,000–4,000 euro. “Më datë 25.11.2025, rreth orës 12:15, ankuesi, punëkryesi në kanalin e Ibër-Lepencit, raportoi se cerada-najloni në bajpas ishte dëmtuar. Njësitë policore vizituan vendin e ngjarjes dhe në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti është hapur si ‘asgjësim apo dëmtim i pasurisë’ dhe vazhdon të jetë nën hetime”, tha Fejza.
Ky incident vjen pas shpërthimit të vitit 2024, për të cilin Kosova akuzoi Serbinë dhe e cilësoi si një akt terrorist, duke rritur shqetësimet për sigurinë e infrastrukturës kritike në vend.

















