Dani Olmo lëndohet, mungon në ndeshjet e ardhshme të Barcelonës

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

04 dhjetor 2025

Fitorja 3:1 e Barcelonës ndaj Atletico Madridit në javën e 19-të të La Ligës ka sjellë pasoja të rënda për kampionët e Spanjës, të cilët tani ndajnë kreun e tabelës me Real Madridin me nga 37 pikë. Megjithëse blaugranat siguruan një fitore të rëndësishme, ata humbën përkohësisht njërin nga lojtarët më në formë – Dani Olmon.

Mesfushori ofensiv shënoi golin e dytë për Barcelonën, por gjatë aksionit ra keq mbi shpatull dhe u diagnostikua me zhvendosje të kockës. Mjeku i ekipit, Ricard Pruna, ndërhyri menjëherë për t’i rikthyer kockën në pozicionin e duhur.

Sipas mediave spanjolle, Olmo do të mungojë rreth një muaj. Si rezultat, ai pritet të mos jetë i gatshëm për sfidat ndaj Betisit, Eintracht Frankfurtit në Ligën e Kampionëve, Osasunës dhe Villarrealit. Rikthimi i tij parashikohet në fillim të janarit, në derbin kundër Espanyolit.

Olmo ka zhvilluar 17 ndeshje këtë sezon, duke shënuar katër gola dhe dhënë dy asiste. Me dëmtimin e Fermin Lopez dhe mungesën e Olmos, trajneri Hansi Flick do të duhet të gjejë zgjidhje të reja për sektorin e mesfushës sulmuese të Barcelonës.

Scroll to Top