Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
02 qershor 2025
Në kopshte dhe çerdhe, të vegjlit ushqehen çdo ditë me atë që përgatitet larg syve të prindërve. Në këtë moshë të hershme, ushqimi nuk është thjesht një vakt, por zhvillim, kujdes dhe përgjegjësi.
“Ushqyerja në këtë periudhë nuk është një mbushje barku, është një investim shumë i mirë që i bëhet fëmijës për zhvillimin e tij fizik e mendor. Duhet të jetë shumë e shëndetshme. Një dietë e mirëbalancuar, e bazuar në të gjithë makronutrientët. Flasim për proteinat, karbohidratet dhe yndyrnat, por gjithashtu edhe për vitaminat dhe mineralet”, thotë Anila Kalleshi, dietologe
Por në botën e konsumit të sotëm, me shumëllojshmërinë e alternativave të ofruara, qarkullojnë edhe ushqime të papërshtatshme.
“Duhen shmangur të gjitha ushqimet e përpunuara: salçiçet, sallamrat, proshutat, të cilat përmbajnë kripëra të tepërta, por gjithashtu edhe ëmbëlsirat. Qumështi do të ishte mirë të ishte pa sheqerna të shtuara ose pa shije të ndryshme. Buka e bardhë panine nuk është e rekomanduar, po ashtu makaronat apo orizi i bardhë; do të ishte më mirë të zëvendësoheshin me produkte integrale”, shprehet dietologia

















