Bisedimet për armëpushim në Gaza do të fillojnë në Egjipt, Trump u bën thirrje negociatorëve të ‘lëvizin shpejt’

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

06 tetor 2025

Hamasi, Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara do të nisin sot në Egjipt bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi në Rripin e Gazës, bazuar në planin e propozuar nga Presidenti amerikan Donald Trump.

Presidenti Trump ka deklaruar se pret që negociatat të zgjasin vetëm “disa ditë”, duke theksuar se faza e parë e marrëveshjes duhet të përmbyllet brenda kësaj jave. Ai u ka bërë thirrje palëve që të “lëvizin shpejt” drejt një zgjidhjeje. Në një intervistë për CNN, Trump paralajmëroi se Hamasi do të përballet me “zhdukje” nëse refuzon të heqë dorë nga kontrolli i Gazës.

Ndërkohë, presidenti amerikan ka kërkuar nga Izraeli që të ndërpresë përkohësisht ofensivën ushtarake ndaj enklavës palestineze, por raportimet nga terreni tregojnë se bombardimet izraelite kanë vazhduar, duke shkaktuar dhjetëra viktima. Palestinezët, të intervistuar nga CNN, kanë shprehur skepticizëm për mundësinë e një armëpushimi të qëndrueshëm, duke theksuar se shkatërrimi në Gaza mbetet i madh.

Scroll to Top