Bisedë e pazakontë nga Uashingtoni: Zyrtar i lartë i SHBA-së telefonon Kryetarin e Kushtetueses në Kosovë

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

17 shtator 2025

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Nexhmi Rexhepi, ka zhvilluar një bisedë telefonike me drejtorin për Evropën Perëndimore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mark Fleming.

Sipas një njoftimi nga Gjykata Kushtetuese, thuhet se biseda u fokusua në punën e deritanishme të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe rolin e saj në ruajtjen dhe forcimin e sundimit të ligjit në vend.

“Kryetari Rexhepi e falënderoi z. Fleming për telefonatën dhe shprehu vlerësimin e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së SHBA-së për punën dhe pavarësinë institucionale të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.

Scroll to Top