Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
17 shtator 2025
Analiza thekson se Vuçiqi ka vazhduar përpjekjet për “bashkimin e serbëve” në rajon, përfshirë përmes ndërhyrjeve në Kosovë dhe përkrahjes për liderin separatist të Republikës Srpska, Milorad Dodik.
“Sulmi i armatosur në Banjskë më 2023 tregoi përkushtimin e tij ndaj axhendës së ‘Serbisë së Madhe’”, thekson artikulli.
Mujanoviq vlerëson se largimi i Vuçiqit është parakusht për një transformim të vërtetë demokratik në Serbi dhe në rajon.
“Serbia nuk mund të ecë përpara pa refuzuar madhështinë imperiale dhe pa një proces të thellë pajtimi historik. Demokracia e vërtetë kërkon njohjen e së kaluarës – përfshirë njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe krimeve të luftës në Bosnjë”, thuhet në analizë.
Ai paralajmëron se pa këtë katarzë, çdo përpjekje për ndryshim do të jetë sipërfaqësore dhe se, edhe nëse Vuçiqi bie, rreziku që nacionalistët e tjerë të marrin pushtetin mbetet real.
Në përfundim, Mujanoviqi nënvizon se megjithëse e vështirë, një Serbi ndryshe është e mundur – një Serbi demokratike, paqësore dhe e integruar në Evropë.
“Çdo përpjekje për zgjerim territorial është kthyer kundër vetë popullit serb. Është koha për të ndalur ciklin e dhunës dhe për të ndërtuar një të ardhme ndryshe,” përfundon analiza.

















