Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
01 dhjetor 2025
Kryetari i PD-së, Sali Berisha është paraqitur këtë të hënë në SPAK në zbatim të masës së sigurisë ‘detyrim paraqitje’.
Berisha pritet nga mbështetësit e tij në ambientet para Gjykatës.
Kryedemokrati nuk dha asnjë prononcim për gazetarët.
Kujtojme se Më datë 20 nëntor, Berisha, ka dorëzuar një kërkesë në gjykatën kushtetuese, përmes të cilës kërkon shfuqizimin, pra heqjen e masës së detyrimit me paraqitje, që, referuar vendimit të apelit datë 3 janar 2025, po e zbaton prej pothuajse një viti.

















