Axhenda/ Rama në Spanjë, sot pritet nga Mbreti Felipe VI: Nënshkruhet marrëveshja për Kongresin Botëror të Ligjit 2027 që do mbahet në Tiranë

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

07 shkurt 2025

Kryeministri Rama ndodhet në Madrid të Spanjës i ftuar në ceremoninë e dhënies së Çmimit Universal Spanjoll “Espanol Universal Award”, një çmim prestigjioz ndërkombëtar që u jepet personave që kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në promovimin dhe përmirësimin e kulturës, gjuhës dhe trashëgimisë spanjolle në mbarë botën.

Kryeministri Edi Rama do të pritet nga Mbreti Felipe VI, në Pallatin Mbretëror Zarzuela në Madrid

Axhenda e vizitës, datë 7 Shkurt 2025

10:00 – Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama takim me Mbreti Felipe VI

10: 30 – Mbreti Felipe VI do të presë në audiencë Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë Edi Rama.

Në kuadër të kësaj vizite, do të nënshkruhet në një ceremoni të posaçme, marrëveshja “Kongresi Botëror i Ligjit 2027” që do mbahet në Tiranë.

Ky Kongres, mbahet pas 2 vitesh në Tiranë, mbledh së bashku juristë, gjyqtarë, avokatë e akademikë nga mbarë bota. Për kryeministrin Rama, ky është sinjal që komuniteti ndërkombëtar kërkon të njohë demokracinë dhe drejtësinë tonë. Në mbledhjen e këshillit të ministrave të 29 janarit 2025 u akordua fondi 150 milionë lekë për këtë aktivitet. 

Scroll to Top