Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
25 tetor 2025
Një anije e madhe e Marinës Ruse është ankoruar pranë bregut të Gjermanisë në Detin Baltik, gjë që ka ngritur shqetësime te vendet anëtare të NATO-s, të cilat tashmë janë në gatishmëri për shkak të shkeljeve të përsëritura të hapësirës ajrore nga Rusia.
Bëhet fjalë për anijen e Flotës Baltike ruse “Aleksandar Shabalin”, e cila gjashtë ditë më parë hodhi ankorën pranë hyrjes së gjirit të Lübeckut. Ajo është pozicionuar në një rrugë të rëndësishme detare drejt ngushticës Fehmarn Belt, një rrugë kyçe që lidh Detin Baltik me Detin e Veriut dhe është e dukshme nga ishulli gjerman Fehmarn.
Anijen ruse po e mbikëqyr anija patrulluese gjermane “Bamberg” dhe patrullat daneze, ndërsa Marina Gjermane ka dërguar nga porti i Kielit edhe anijen e mbështetjes “Werra”. Policia gjermane ka konfirmuar se “Shabalin” ndodhet jashtë ujërave territoriale gjermane dhe për këtë arsye nuk shkel ligjet kombëtare apo rregullat ndërkombëtare detare, raportojnë mediat

















