Osmani në Berlin: Kosova është e hapur për investime dhe gati të integrohet në tregjet globale

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

25 tetor 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se në kuadër të samitit Berlin Global Dialogue ka prezantuar potencialin ekonomik të Kosovës para drejtuesve të bizneseve nga vende të ndryshme të botës.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka theksuar se Kosova është e hapur për investime dhe gati të bëhet pjesë e tregjeve globale.

“Në kuadër të Berlin Global Dialogue, prezentuam potencialin e Kosovës në një tryezë me drejtues biznesesh nga vende të ndryshme të botës. Kosova është e hapur për investime dhe gati të integrohet në tregjet globale. Sot, ne nuk jemi më vetëm destinacion me kosto të ulët, por ekonomi e bazuar në besim, parime dhe rritje strategjike.”, ka shkruar Osmani.

Scroll to Top