Aliu, prodhuesi i ‘Skifterit’, mohon pretendimet: “Videoja është autentike, jo kineze”

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

27 janar 2026

Ridvan Aliu, prodhuesi i dronëve dhe përfaqësuesi i kompanisë pas projektit “Skifteri”, ka mohuar pretendimet se videoja e publikuar për dronin “Skifter K1”, në të cilën thuhet se ai goditi një cak në distancë mbi 1,000 km, është e një kompanie kineze.

Aliu, i ftuar në emisionin Debat Plus, deklaroi se të gjitha këto pretendime janë fake news, duke shtuar se videoja është autentike dhe është realizuar nga ekipi i tyre jashtë Kosovës. Ai njoftoi se së shpejti do të publikojë edhe një video të re për të konfirmuar këtë.

“Këto janë krejt fake news. ‘Skifter’ është ndërtuar në Kosovë nga studentët tanë. Ato do të testohen çdo muaj. Është video autentike e ekipit tonë jashtë Kosovës, nuk është video kineze”, tha Aliu.

Ai sqaroi se testimi i videos nuk është kryer në Kosovë, por jashtë vendit, por refuzoi të bëjë publik vendin e testimit, pasi klienti i tyre ka kërkuar të mbetet anonim.

“Nesër do të promovojmë një video që tregon studentëve se si të ndërtojnë një luftarake më të sofistikuar se ‘Skifteri’, e cila do të testohet nga një nga shtetet e BE-së. Nuk u bë në Kinë, nuk e tregojmë se kush është klienti”, tha Aliu, duke theksuar se kompania e tij ka mbi 100 punëtorë.

Ai gjithashtu deklaroi se bashkëpunimet e kompanisë janë vetëm me shtetet aleate të Kosovës dhe jo me ato që konsiderohen armike.

Scroll to Top