Aksidenti i rëndë në Skenderaj, humb jet një fëmijë

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

01 gusht 2025

Një fëmijë ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga një aksident i ndodhur më 24 korrik 2025 në Skenderaj.

Sipas raportit policor, në aksident janë përfshirë dy vetura, njëri shtetas i huaj dhe tjetri shtetas i Kosovës.

Të lënduarit janë tri femra dhe tre meshkuj, të gjithë me shtetësi kosovare.

Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor, por mjeku kujdestar ka konfirmuar se njëra prej tyre,  një fëmijë,  ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa hetimet rreth shkaqeve të aksidentit janë duke vazhduar.

Scroll to Top