Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i policisë japin detaje

Dy të rinjë janë vrarë në një incident me armë zjarri në qytetin e Klinës.

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

Ngjarja tragjike ka goditur Klinën, ndërsa policia ka arrestuar personin i cili dyshohet të jetë dorasi i aktit.

Drejtori i policisë rajonale, Shaban Shala ka konfirmuar detaje rreth rastit ku thujet se viktimat janë të moshës 20 dhe 21 vjeç.

”Kur kemi arritur në vendin e ngjarjes, aty kemi gjetur një viktimë dhe i dyshuari kishte ikur, si pasojë e kësaj kemi gjetur një person që nuk kishte shenja jete dhe një tjetër që kishte ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Pejës, pasi nuk ka mundur t’i përballojë plagët e marra”, tha Shala.

Ndërkohë prokurorja, Sahide Gashi ka deklaruar se ende nuk dihen motivet që çuan në këtë akt të rëndë.

”Rasti është tragjik pasi ka marrë jetën e dy personave të rinjë. Detajet ende nuk i kemi por jemi në proces të mbledhjes së provave dhe ekzaminimit të vendit të ngjarjes .”, tha Gashi.

Ajo shtoi se trupat e viktimave janë dërguar në Institutin e Mjeksisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Scroll to Top