Vizita e Terras në Prishtinë, BE konfirmon angazhimin për Kosovën

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

09 dhjetor 2025

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka njoftuar për vizitën në Prishtinë të raportuesit për Kosovën në Parlamentin Evropian.

Përmes një postimi në platformën “X”, Orav ka thënë se angazhimi i BE-së me Kosovën mbetet i fortë, me mundësi të reja përpara, përfshirë Planin e Rritjes.

“E mirëprita këtë mëngjes në Prishtinë Riho Terrasin, raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian, para takimeve të tij me shumë bashkëbisedues. Angazhimi i BE-së me Kosovën, si në nivel lokal ashtu edhe nga Brukseli, mbetet i fortë si gjithmonë, me mundësi të reja në horizont, përfshirë Planin e Rritjes”, ka shkruar Orav.

Scroll to Top