Vendpunishtja e urës së re përmbytet, dyshohet për sabotim: dëmet deri në 150 mijë euro

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

01 nentor 2025

Pas mesnate, vendpunishtja e urës së re në ndërtim në Mitrovicë është përmbytur nga uji, duke ndërprerë punimet. Pronari i kompanisë “Edi Company”, Jahir Dedia, në një deklaratë për Mitrovica SOT, e cilësoi ngjarjen si “akt të pamoralshëm dhe çnjerëzor”, duke shtuar se përmbytja është shkaktuar nga “dora e njeriut me qëllime të caktuara”.

Sipas Dedisë, i gjithë materiali ndërtimor është dëmtuar, ndërsa vetëm dy bagerë kanë mbetur të paprekur. Ai vlerëson se dëmi financiar mund të arrijë deri në 100–150 mijë euro.

“Ne kemi punuar për shtetin, por shteti ka dështuar të na ofrojë sigurinë e nevojshme për vijimin e punimeve,” deklaroi Dedia, duke kërkuar reagim nga institucionet përgjegjëse.

Scroll to Top