Tmerrohet e mitura në Fushë Kosovë: Rrëmbehet në pikë të natës, lëshohet pas një ore

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

21 maj 2025

Sipas informacioneve të para, një vajzë e mitur është rrëmbyer me forcë nga persona të panjohur, të cilët e kanë futur në një veturë dhe janë larguar nga vendngjarja.

Pas rreth një ore, e mitura është lëshuar, ndërsa gjatë përpjekjes për ta parandaluar incidentin, është lënduar lehtë edhe nëna e saj, e cila po ashtu ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Kështu bëri të ditur Policia Rajonale në Prishtinë, lidhur me rastin.

Sipas PK-së, të dy viktimat janë trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Hetuesit policorë kanë arritur të identifikojnë të paktën një veturë që dyshohet të jetë përdorur në këtë akt kriminal.

Ndërkaq me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar një hetim penal për veprat: “Rrëmbimi” dhe “Lëndim i lehtë trupor.

Scroll to Top