Sulm ndaj tre policëve në stacionin policor, arrestohet një person në Mitrovicë të Jugut

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

05 shkurt 2026

Një ngjarje që filloi me një “gjetje të mprehtë” ka përfunduar me arrestim në Mitrovicë të Jugut.

“Më 04.02.2026, rreth orës 04:00, gjatë një kontrolli rutinë në veturën e tij, i dyshuari u kap me një thikë“, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Poashtu thuhet se në ambientet e stacionit policor, i dyshuari dyshohet të ketë sulmuari fizikisht tre policë, të cilët patën nevojë për tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit kompetent, personi është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti vazhdon të hetohet nga organet e rendit.

Scroll to Top