Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
27 shkurt 2025
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot pritet të mbajë kryesisht i vranët dhe me mundësi për reshje shiu.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin nga 0° C deri në 3° C, ndërsa ato maksimale nga 9° C deri në 13° C.
“Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3 m/s”, thuhet në njoftim.


















