Sitnica del nga shtrati, raportohet për evakuim të banorëve

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

08 janar 2026

Raportohet se lumi Sitnica ka dalë nga shtrati, duke shkaktuar përmbytje në disa shtëpi dhe zona përreth.

Sipas informacioneve te fundit situata është përkeqësuar ndjeshëm, duke detyruar evakuimin e disa banorëve.

Në pamjet e publikuara, shihet se uji ka depërtuar në oborre dhe brenda shtëpive, ndërsa disa qytetarë janë detyruar të largohen me barka për shkak të nivelit të lartë të ujit.

Scroll to Top