Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
23 tetor 2025
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, komentoi në “Politiko” të Kanal 10 formimin e qeverisë së re dhe mundësinë e zgjedhjeve të reja
Muja tha se të dielën përfundon afati i mandatarit dhe pas konstituimit të Kuvendit, Albin Kurti është propozuar si mandatar nga LVV-ja dhe konfirmuar nga presidentja Osmani.
“Përpjekjet po vazhdojnë, por ne duhet të presim deri të dielën për të ditur versionin dhe verdiktin final sa i përket ekzekutivit. Besoj që ne mund të kemi qeveri ‘Kurti 3’ deri të dielën”, shtoi ai.
Ai theksoi se deri në fundjavë mund të mbahet edhe ndonjë seancë e Kuvendit dhe vlerësoi rëndësinë e ndarjes së konstituimit të Kuvendit nga formimi i ekzekutivit, duke e quajtur këtë pjesë të maturisë demokratike.

















