Sekuestrohen telefonë në vlerë mbi 5mijë euro në pikën doganore në Vërmicë, gati për kontrabandë

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

27 nentor 2025

Dogana e Kosovës sot gjatë ditës ka ndaluar një kontroll rutinë në pikëkalimin kufitar në Vermicë me ç’rast ka zbuluar një tentim të shmangies së detyrimeve doganore, ku janë gjetur të padeklaruara 4 iPhone 17 Pro Max dhe pjesë të tjera për telefona, me vlerë mbi 5 mijë euro.

Mallrat janë konfiskuar dhe ndaj personit të përfshirë janë iniciuar procedurat për kundërvajtje doganore. 

Dogana e Kosovës njofton se do të vazhdojë forcimin e kontrolleve për të garantuar konkurrencë të drejtë dhe mbrojtje të tregut.

Scroll to Top