punie

Sanimi i plotë në Ibër Lepenc mund të merr më shumë kohë

Kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes Ibër-Lepenci, Faruk Mujka tha se gjendja është stabile dhe se pritet që sanimi brenda një kohe të shkurtër të përforcohet.

Në një deklaratë për media, Mujka tha se duhet pasur bashkëpunim me kompanitë regjionale të ujësjellësve në mënyrë që uji të shpërndahet racionalisht.

“Gjendja është stabile, mirëpo duhet ta dini që kjo është situatë emergjente. Kjo është situatë për t’i dalur në ndihmë KEK-ut. Kur them KEK-ut i bie ekonomisë dhe gjithë amvisërisë së Republikës së Kosovës. Për momentin normal, problem kemi…Duhet pasur një bashkëpunim me ujësjellësit regjional, këtë rast Mitrovicë, Vushtrri, Prishtinë në mënyrë që këtë ujë që e disponojmë ta shfrytëzojmë racionalisht dhe sipas orarit të caktuar. Unë besoj që jemi shumë të kënaqur me intervenimin tonë të brendshëm me një organizim dhe mobilizim të shpejtë, të cilën me siguri ata që e kanë bërë këtë dëm apo këtë akt terrorist nuk e kanë pritur”, tha Mujka.

“Sanimi tani brenda gjysmë ore do të përforcohet. Për këtë sasi të ujit nuk e kemi problem. Normal, që vullneti, dëshira por edhe detyra jonë është që të rrisim kapacitetin. Por, për të rritur kapaciteti duhet një sanim i plotë i kanalit, i cili fatkeqësisht mund të merr më shumë kohë”, tregoi Mujka.

Scroll to Top