Rinumërohen 687 vendvotime, vazhdojnë ndryshimet në vota për disa kandidatë

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

20 janar 2026

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendimin që të rinumërohen 2557 vendvotimet.

Deri më tash, bazuar në përditësimin e fundit janë rinumëruar 687 vendvotime, ku po vazhdon të ketë lëvizje te votat e kandidatëve për deputetë.

Dallime të dukshme janë vërejtur tek votat e disa kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës.

Kësaj liste i prin Fetah Paçarizi, ku deri më tani rezulton të ketë 6,027 vota më pak,  pasuar nga  Nait Hasani po ashtu i PDK-së që ka 3,409 vota më pak. 2,357 vota del se i janë shtuar Kujtim Gashit e Luljeta Veseli Gutajt 2,097 vota deri më tani.

Pas LDK-së, lëvizja të mëdha në vota janë vërejtur edhe në LDK. Sipas të dhënave aktuale, Xhavit Uka nga kjo parti ka -1,595 vota më pak, pasuar nga Driton Selmanaj me 1,048 Vota, Anton Quni me 531 vota më pak, e Visar Azemi me 421 vota më pak.

Te Lëvizja Vetëvendosje, Arbër Rexhaj ka 632 Vota më pak, pasuar nga Rea Krasniqi me -548 Vota, Dafina Alishani me -463 vota, e Valon Ramadani me -409 vota.

Lexo më shumë: https://lapsiinfo.com/kosove/manipulimi-ne-prizren-totaj-cdo-tentim-per-tjetersim-te-votes-eshte-cenim-i-drejtperdrejte-i-vullnetit-te-lire-te-qytetareve/

Scroll to Top