Protestojnë mësimdhënësit e shkollës “Pavarësia”, pas incidentit të djeshëm

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

10 shkurt 2026

Shoqata Sindikale e Shkollës Fillore “Pavarësia”, së bashku me Këshillin Drejtues të shkollës dhe Këshillin e Prindërve, ka njoftuar se sot dy orët e para të mësimit nuk do të zhvillohen, për shkak të një proteste të organizuar në shkollë.

Sipas njoftimit të Shoqatës Sindikale në Facebook, protesta ka për qëllim të kundërshtojë veprimet delikuente të disa nxënësve, përfshirë dhunën fizike, fyerjet dhe sharjet ndaj mësimdhënësve. Pas përfundimit të protestës, mësimi do të vazhdojë normalisht nga ora e tretë, sipas orarit të rregullt.

Në mbështetje të kësaj iniciative ka dalë edhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), e cila kërkon reagim të menjëhershëm nga institucionet për të garantuar një ambient të sigurt dhe respektues për mësimdhënësit.

Ndërkaq, autoritetet kanë njoftuar se një mësimdhënës i shkollës është ndaluar për 48 orë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një nxënësi të hënën e kaluar.

Scroll to Top