Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
11 dhjetor 2025
Më 13 dhjetor, në Shkup do të zhvillohet protesta e katërt me radhë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët aktualisht po gjykohen në Hagë. Kjo protestë vjen pas tri tubimeve të mëparshme në Prishtinë, Hagë dhe Strasburg.
Në prag të demonstratës, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka ngritur një shtab emergjent për të monitoruar situatën. Historiani Azdren Shala vlerëson se ky veprim ka një domethënie të qartë: “Nënteksti i kësaj është se nuk jeni të mirëseardhur”, tha ai.
Ekspertë të tjerë, përfshirë gazetarët Ardian Gaxherri dhe Afërdita Maliqi, diskutuan rreth kësaj ngjarjeje, duke përmendur edhe rrezikun e mundshëm të arrestimeve të veteranëve gjatë kalimit në kufi.

















